Ora News – Dekriminalizimi, KQZ nis verifikimin e listës së kandidatëve

2017-07-05 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e formularëve të dekriminalizimit për kandidatët e propozuar prej 17 partive që do të jenë pjesë e zgjedhjeve. Sipas planit të orientimit, regjistrimi do të realizohet jo më vonë se data 5 maj. Në raste problematike kërkohet ndihma e Prokurorisë.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë që paraqitën 17 partitë e regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit.
Listat shumëemërore e partive politike, të cilat janë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se data 5 maj 2017.
Ndërkohë, listat shumemërore të partive politike, të cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin e kandidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj.
Është struktura e posaçme e ngritur në KQZ që do të verifikojë të gjithë formularët e dekriminalizimit.
I gjithë proçesi i miratimit ose refuzimit, të listave shumëmërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 5 maj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dekriminalizimi-kqz-nis-verifikimin-e-listes-se-kandidateve/