Protesta e opozitës në Kavajë. Basha vendos: Tubimi në orën 11:00 - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra demokratë nga gjithë Shqipëria janë thirrur nga Lulzim Basha të dielën e 7 majit në Kavajë, me synim bllokimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë. Protesta e madhe do të nisë në orën 11.00. Vendimi është marre gjate mbledhjes qe Basha zhvilloi me krerët e PD ne rrethe. Gjate mbledhjes, përtej rëndësisë qe ka pjesëmarrja ne proteste, është vendosur qe protesta e 7 majit te jete paqësore.Por megjithë deklarimet e krerëve opozitarë se nuk do të ketë përplasje, policia është mobilizuar për t?iu përgjigjur çdo skenari.Drejtues të lartë të policisë ishin në Kavajë me qëllim hartimin e planit të masave. Ai synon që të garantojë qetësinë gjatë votimeve për kryetarin e bashkisë si dhe ndërhyrjen për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës. Burimet bëjnë të ditur se do të ketë një shtim të forcave të rendit. Policia do të zbatoje kodin elektoral, qe përcakton lëvizjet dhe ndërhyrjet e saj gjatë votimit. Por në qytet dhe fshatra, do të ketë patrulla të tjera, me dy deri ne 4 policë, në funksion të sigurisë publike.Drejtues të policisë së Tiranës pohuan për Vizion Plus se nuk do të lejohet grumbullimi i simpatizantëve, të cilit do krahu politik, pranë qendrave të votimit. Ndërkohë që, ndërhyrja e forcave të rendit do të bëhet vetëm më kërkesë të komisioneve te qendrave te votimit. Në Kavajë janë gjithsej 85 qendra votimi.Zgjedhjet për kryetarin e ri te Bashkisë se Kavajës ne 7 maj janë procesi i pare elektoral qe zhvillohet qe prej 18 shkurtit kur opozita nisi protestën e saj. Prej javësh strukturat e PD jane angazhuar per këtë date si shenja e përshkallëzimit te mosbindjes civile.