Ora News - Sezoni turistik - Plazhi i Gotullës, nis pastrimi i zonës së harruar në Kurbin

2017-07-05 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në plazhin e Gotullës, Bashkia e Kurbinit ka nisur pastrimin e vijës bregdetare, dikur ndër më të frekuentuarat. Sot kjo zonë prej vitesh e ka humbur funksionin duke u shndërruar në vendgrumbullim mbetjesh. Me pastrimin e plazhit, banorët thonë se zona bregdetare e Adriatikut do të frekuentohet nga turistët.
Për herë të parë pas 25 vjetësh po pastrohet plazhi i Gotullës në Kurbin. Bashkia ka kontraktuar një firmë pastrimi dhe prej tre ditësh ka nisur puna për sistemimin e kësaj zone turistike të harruar në bregdetin e Adriatikut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plazhi-i-gotulles-nis-pastrimi-i-zones-se-harruar-ne-kurbin/