Ora News - Mbaron në tetor - Rruga Tiranë-Elbasan, banorët e Myshqetasë: S’kemi marrë dëmshpërblim

2017-07-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

35 mln dollarë fond shtesë për rrugën Tiranë-Elbasan pritet që ti japin fund një herë e mirë punimeve për ndërtimin e saj të nisur në vitin 2011. 220 mln e 700 mijë dollarë ishte fondi fillestar për ndërtimin e saj. Banorët e prekur nga rrëshqitjet e dheut gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, sot thonë se ende nuk kanë marrë dëshmpërblim për dëmtimin e tokave, ndërsa 3.5 mln dollarë u dhanë fond shtesë për përfundimin e rrugës. Administratori i Njësisë Krrabë, Alfred Brahja, thekson se disa prej tyre i kanë marrë, por ka probleme me dokumentacionin. Në Kadastër, thotë Brahja, ka mbivendosje të shumëta dhe kjo është arsyeja që të tjerët nuk janë dëmbshpërblyer. Ndërkohë edhe ndërtimi i dy nënkalimeve në shërbim të banorëve të zonës janë kërkuar nga ata dhe njësia administrative, por projekti që po zbatohet nuk i ka parashikuar.
222 mln e 700 mijë dollarë u dhanë në vitin 2011 për financimin e projektit për ndërtimin e rrugës Tiranë -Elbasan nga Banka Islamike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rruga-tirane-elbasan-banoret-e-myshqetase-skemi-marre-demshperblim/