Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu demokrat Lulzim Basha zgjodhi sot ti përgjigjet me ultimatum afatit prej 48 orësh që Rama i la për tu bërë pjesë e zgjedhjeve.
Nga çadra e protestës Basha kërcënoi Ramën duke i thënë se ka 48 ditë përpara se ti shpallim luftë totale për asgjësimin e republikës së vjetër.
Basha: Ky grusht njerëzish kërkon të mbajë kontrollin e pushtetit përmes zgjedhjeve të manipuluara të 18 qershorit. Ky grusht njerëzish dhe kapoja e tij na kanë komunikuar dje një ultimatum se kemi 48 orë për tu bërë dhe ne pjesë e fasadës, pjesë e alibisë, pjesë e teatrit të kukullave.Përgjigjia ime është kjo, ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale për asgjesimin e republikës së vjetër. Mosbindja civile, bashkimi i shqiptarëve në çdo formë dhe mjet paqësor demokratik që do të përshkallëzohet me datën 7 në çlirimin e kryeqytetit të lirisë dhe demokracisë, Kavajën, nga tirania e krimit dhe e drogës. Mosbindja civile do të shtrihet në çdo qytet, lagje dhe fshat për të kulmuar me 18 qershor kur shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontrollin fizik të Shqipërisë që u takon vetëm atyre dhe kurrë jo krimit, drogës dhe qeverisë së lidhur me ta.Harroje se mund të trembësh apo blesh PD dhe këtë bashkim të madh qytetar apo aletatët tanë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ultimatumi-48/