Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për herë të parë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar me Albania Rafting Group.
Pasi mori për rreth 30 min instruksionet nga guida profesionale e Federatës së Rafting, nisi zbritjen me gomone në lumë. Ai u befasua nga bukuria e rrallë e kanioneve 2 milion vjeçare, shpateve të larta dhe plot gjelbërim, ujvarave ekzotike dhe vendeve mistike si Katedralja, Ishulli i Kanionit, Koka e Krokodilit, Ujavara e Artë etj.
Kanionet e Osumit i vuri në krye të listës mes destinacioneve të vizituara në Shqipëri, duke e vleresuar rafting si një sport argëtues dhe me emocion, shumë i preferuar dhe nga fëmijët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-donald-lu-zbulon-vendin-me-te-preferuar-ne-shqiperi/