Report TV - Vlonjati falsifikoi letrat për 2 prona e ndërtoi pallat, sekuestro

2017-07-05 0

Tjetërsoi pronën duke falsifikuar dokumentet e pronësisë dhe mbi këto dy pasuri ndërtoi pallat, por që nuk i gëzoi dot.

Prokuroria i sekuestron biznesmenit nga Vlora Lavdosh.I 6095 m2 truall, 24 apartamente të një pallati si dhe 32 % të aksioneve në një pallat tjetër në lagjen "Pavarësia".

Sekuestro është vendosur në fundjavë me miratimin Gjykatës deri në përfundim të hetimeve për falsifikim dokumentesh, pastrim parash dhe evazion fiskal.