Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 60 vjeçar është qëlluar me thikë në pjesën e fytyrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 të qytetit të Korçës, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale R/Z, i cili ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
?Nga hetimet paraprake rezulton se autori i kësaj ngjarje është shtetasi D.M, banues në lagjen nr 16, i evidentuar nga ana jonë si shtetas me probleme mendore. D.M pas kryerjes të këtij veprimi u mbyll në banesën e tij.
Falë negociatave të kryera nga shërbimet policore, ky i fundit është vetëdorëzuar dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale?, sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/korce-i-semuri-mendor-qellon-me-thike-ne-fytyre-60-vjecarin/