Ora News - Ujësjellës i ri në Librazhd dhe Prrenjas, Balla: Investimi 7 milionë euro

2017-07-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Librazhdit dhe e Prrenjasit do të kenë shumë shpejt një rrjet të ri të ujësjellsit dhe kanalizimeve.
Investimi, faza e parë e të cilit kap vlerën e 7 milionë eurove është rezultat i bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. Projekti u prezantua para banorëve nga drejtues politik i qarkut të Elbasanit Taulant Balla, i cili shoqërohej nga kryetarët e Bashkisë Librazhd dhe Prrenjas
Balla: Faza e parë e këtij investimi kap vlerën e 7 milionë eurove. 4 milionë për bashkinë e Prrenjasit dhe 3 milionë për bashkinë e Librazhdit, për rikonstruksionin total të të gjithë tubacionit të ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve të ujërave të zeza. Këtu do të ndërtohet impianti i përpunimit të ujërave të zeza. Një pikë tjetër e përpunimit të ujërave të zeza do të jetë në Librazhd.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ujesjelles-i-ri-ne-librazhd-dhe-prrenjas-balla-investimi-7-milione-euro/

Free Traffic Exchange