Zbulohet garazhi i drogës në Vlorë

2017-07-05 3

Policia e Vlorës ka zbuluar një ambient që shërbente për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llampave elektrike. Ambienti është gjetur në zonën e plazhit të vjetër në një garazh në një pallat 5 katesh i cili nuk është i banuar. Garazhi ishte i pajisur me llampa dhe sistem elektrik të posaçëm dhe të përshtatur me kushtet bazë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu,është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues ?Gomone? me gjatësi 8.2 m, me dy motora me fuqi 250 kubik secili Për këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar 5 persona me të cilët po punon për zbardhjen e ngjarjes./ TV KLAN