“Takimi fatal me diktatorin” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kush janë anëtarët e Komitetit Qendror? Kjo ishte pyetja pas së cilës fillon një kalvar i gjatë përndjekjesh. Është një histori e vërtetë e rrëfyer nga Gjet Vocaj, dikur një mësues që zbulon një talent në matematikë në Palaj të Dukagjinit. Një shkrim në gazetë do ta bënte të njohur djalin 4-vjeçar deri në zyrën e Enver Hoxhës, që edhe pse pranon ta njohë e ta vlerësojë, ka një pyetje për mësuesin e tij. A i di djali emrat e anëtarëve të byrosë? A ia keni mësuar? Mësuesi thotë se do t?ia mësojë patjetër. Por, kaq nuk mjafton. Nis kështu një përndjekje që Gjet Vocaj e përshkruan në Librin ?Takim fatal me diktatorin?. Libri u promovua në qendrën për dialog në kryeministri në kuadër të një serie aktivitetesh për të shkuarën.