http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestohet drejtori i drejtorisë per siguri dhe kundërzbulim ne Maqedoni, Mitvo Çavkov, i akuzuar si njeriu kryesor pas skenarit te sulmit dhe dhunës ne parlament ditën e enjte. Policia ka prangosur atë dhe tre persona te tjerë nga 15 urdherarrestet e lëshuara nga prokuroria per dhunën. Menjëherë pas ngjarjeve te se enjtes, policia ndaloi 8 persona, por ata u lane te lire pasi nuk u ngritën formalisht akuza. Pas dhunës ka patur serish protesta, por policia ka marre masa duke blinduar Kuvendin per te shmangur përsëritjen e incidenteve te dhunshme. Ndërkohe, Ambasada Amerikane ne Shkup ka bere te ditur se zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit Hojt Brajan Ji, ka afruar me dite një vizitën e tij ne Maqedoni. Zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit viziton vendin ketë te diele, ndërsa ne axhende përveç krerëve te partive parlamentare, është përfshire edhe nje takim me presidentin Ivanov, i cili me sa duket, pas zhvillimeve te fundit, ka gjetur kohe te prese amerikanin. Formimi i Qeverisë së re, konfirmimi i Talat Xhaferit si kryeparlamentar dhe zbardhja e dhunës së të enjtes në Kuvend janë çështjet kryesore ne axhenden e Ji ne Shkup. Pas takimeve, ai pritet te dale edhe ne nje konference per mediat parashikuar per mbasditen e se hënës.