Report TV - KQZ: Regjistrohen 17 parti nis verifikimi i kandidatëve

2017-07-05 3

Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit janë regjistruar 17 parti politike ndërsa procesi i verifikimit që tashmë ka nisur do të përfundojë me 9 maj.

KQZ paralajmëron partitë se në rast të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për zgjerim të pjesëmarrjes data 3 maj është afati i fundit për regjistrimin.

"Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda afatit të përcaktuar në nenin 67 të Kodit Zgjedhor, kanë depozituar lista shumemërore të kandidatëve për deputet për zgjedhjet për Kuvend, 17 parti politike.

Konkretisht, kanë depozituar lista shumëemërore:

1. Partia Komuniste e Shqipërisë

2. Sfida për Shqipërinë

3. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

4. Partia Lista e Barabartë

5. Partia Uniteti Kombëtar

6. Aleanca Popullore për Drejtësi

7. Partia Demokracia Sociale

8. Partia Aleanca Demokratike

9. Partia Kristian Demokrate

10. Levizja Socialiste për Integrim

11. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

12. Partia për Drejtesi Integrim Unitet

13. Partia Social Demokrate

14. Partia Socialiste e Moderuar

15. Partia Socialiste

16. Fryma e re Demokratike

17. Partia Aleanca Demokristiane

Free Traffic Exchange