Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej rreth 105 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia e Bulqizës në afërsi të kufirit me Maqedoninë.
Lënda narkotike po transportohej nga katër persona, dy me një motor dhe dy të tjerë me një automjet, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të Policisë Kufitare për të ndaluar.
Sipas Policisë së Shtetit, ata kanë lëvizur me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
?Rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë), shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër kanë konstatuar një motor dhe një automjet që po lëviznin me shpejtësi në drejtim të kufirit me Maqedoninë. Policia ka tentuar të ndalojë motorrin dhe më pas automjetin por nuk ka mundur pasi janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të patrullës së Policisë Gjatë momentit të largimit me shpejtësi, dyshohet se pasagjeri i motorit ka qëlluar me armë zjarri në ajër?, informon Policia e Shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kapet-105-kg-marijuane-ne-kufi-me-maqedonine-trafikantet-qellojne-me-arme/