Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga çadra e opozitës u bëri thirrje qytetarëve që me 19 qershor të mos paguajnë asnjë taksë e të mos u binden ligjeve.
"Në 19 qershor asnjë qytetar nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do t'i bindet asnjë ligji të Republikës së vjetër. Bashkë me qytetarët e lirë ne do ta shfrytëzojmë këtë kohë për të nisur krijimin e korpusit institucional, bazuar në parimet themeluese të SHBA që do të jenë Kushtetuta dhe ligjet e vetme për qytetarët e Republikës së re", tha Basha.
?Listat e turpit shkelën Kodin Zgjedhor, por ai ishte pazari i fundit i Republikës së vjetër?, është shprehur kreu i demokratëve duke shtuar se lista e kandidatëve të Ramës, Metës dhe Idrizit u regjistruan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me 24 orë vonesë.
Por sipas Bashës 7 maji është dita kur Shqipëria e bashkuar do t?i japë gishtin vdekjeprurës Republikës së vjetër.