Kryesia e Partisë Socialiste
ka miratuar
mbrëmë në orët e vona listën finale të kanidatëve
për12 qarqet e vendit. Plot 28 deputetë,
të cilët ishin zgjedhur
në legjislaturën e shkuar në
listën e Partisë Socialiste, nuk
janë rikandiduar më, ndërsa
kanë surprizuar besimet që
Rama ju ka dhënë disa drejtorëve
të rëndësishëm të tij.
Emri që ka habitur më shumë
me mungesën e saj në listë,
dhe që nuk kishte njoftuar
paraprakisht largimin e saj,
është Kryetarja e Komisionit
të Jashtëm, Arta Dade, ndërsa vijon me Piro Lutajn, Arben Çukon, Dash Pezën, Parid Carën, Ledi Shamkun dhe shumë të tjerë.
Ndërsa kujtojmë që Valentina Leskaj deklaroi se vendosi që të mos kandidonte për t'u hapur rrugën të rinjve.
Emrat e rinj që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit nga PS janë ministrja Milva Ekonomi në Durrës, Alket Hyseni në Vlorë, Elisa Spiropali në Korçë, Safet Gjici në Kukës dhe Elona Gjebrea me ministren Manastirliu në Tiranë.
Ministrja Mimi Kodheli, e cila njëkohësisht është edhe udhëheqësja e listës së PS në qarkun e Kukësit deklaroi se të gjithë kandidatët kanë marrë konfirmimin e Prokurorit të Përgjithshëm për pastërtinë e figurës.
Kryeministri Rama u shpreh se të gjithë kandidatët e PS për zgjedhjet e 18 qershorit kanë kaluar verifikimin për pastërtinë e figurës.