Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetëra minatorë u tubuan në Bulqizë në kuadër të nismës për siguri në punë organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikolli, i bëri thirrje pushtetit vendor dhe qendror që të kthejnë vëmendjen nga minatorët.
Bulqiza është qyteti simbol i punës në minierë, sektor në të cilin pothuajse çdo familje ka nga një anëtar të punësuar.
Gjithashtu sipas të dhënave të sindikatave, qyteti i minatorëve është dhe vendi me numrin më të lartë të aksidenteve gjatë punës në minierë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shendeti-dhe-siguria-ne-pune-minatoret-kerkojne-me-shume-vemendje/