Report TV - Mbyllet Olimpiada e Aftësive , Xhaçka: Mënyrë e shtimit të vendeve të punës

2017-07-05 0

U mbyll sot ?Panairi i Aftësive 2017? me 5000 studentë që ekspozuan në stendat e tyre të punës punimet dhe kualifikimet e tyre, përballë 10 mijë vizitorëve.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, zgjodhi të shkojë në ditën e fundit të panairit me biçikletë, si një simbolikë për të treguar rimëkëmbjen e arsimit profesional.