Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të kundërt me qëndrimin e shprehur nga PD për 29 prillin, afatin e pranimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e qershorit, shprehen edhe ekspertët ligjorë. Konstitucionalisti Kristaq Kume argumenton se nëse zbresim ditët nga 17 qeshori, sot është dita e 50 si afat i fundit për listat dhe pranimi i tyre nga KQZ është legjitim. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ Eridian Salianji shpjegon se interpretimi për afatet e listave është bërë në 2013 dhe ky diskutim është mbyllur, dhe ora 24:00 e 29 prillit është afati i fundit.
29 prilli, afati për të pranuar listat e kandidatëve të partive politike nga KQZ është legjitim në interpretim të ligjit.
Kështu shprehet konstitucionalisti, Kristaq Kume, i pyetur nga Ora Neës pas qëndrimit të kundërt që shprehu PD për këtë afat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/legjitimiteti-i-29-prillit-kume-sot-dita-e-50-e-llogaritur-nga-17-qershori/