Ora News – PD thotë s'ka zgjedhje më 18 qershor: Ligjërisht ka rënë dekreti i Presidentit

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në datën 18 qershor është futur në një tjetër labirint.

Partia Demokratike deklaron se çdo regjistrim i kandidatëve për deputet pas orës 24:00 të datës 28 prill 2017 është i paligjshëm.

Duke u mbështetur në përcaktimin e Kodit Zgjedhor, Oerd Bylykbashi, paraqiti dhe një kërkesë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi : "Kodi Zgjedhor është shumë i qartë. Listat e kandidatëve të partive politike apo kandidatëve të pavaruar regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve e dekretuar është data 18 qershor e cila fillon në orën 00:00 të asaj dite dhe nuk llogaritet në afat.

Kështu që dita e 50-të përpara kësaj date është data 29 në orën 00:00 sot në mëngjes.

Për rrjedhojë çdo regjistrim i cili do të bëhej gjatë ditës së sotme do të ishte i paligjshëm sepse do të ishim përpara 49 ditësh e disa orësh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka më asnjë mundësi ligjore të regjistrojë lista."

Bylylbashi thekson me këtë rast se kjo situatë zgjidhet vetëm me marrëveshje politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-afati-i-fundit-per-listat-e-kandidateve-pd-pritet-deklarate-para-kqz/

Free Traffic Exchange