Ora News – Bashkitë do emërojnë edukatorët e çerdheve e kopshteve

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përveç detyrimit për të mbuluar pagat e administratës së kopshteve dhe të çerdheve tashmë njësitë vendore do të kenë edhe kompetencën për të bërë emërimet e edukatorëve dhe mësuesve ndihmës sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit.
Përgjegjësi pranë Ministrisë së Arsimit, Dritan Sallaku sqaron se tashmë vetë bashkitë do të shohin cilat janë nevojat dhe do të bëjnë kërkesat për punësimin e mësuesve.
Dritan Sallaku: ?Shërbimi arsimor për nivelin parashkollor, përveç këtij ligji në momentin që do të hyjë në fuqi, do të menaxhohet nga njësitë e qeverisjes vendore. Procedurat e pranimit, emërimit apo largimit të këtyre punonjësve arsimorë do vijojnë të mbeten në përputhje me kriteret, udhëzimet dhe proceduarat që Ministria e Arsimit ka stabilizuar tashmë me akte nënligjore.?
Po ashtu Sallaku sqaron se edhe zgjedhja e drejtorit të shkollës do të jetë kompetencë e Bashkive, vendim ky i marrë edhe në kuadër të decentralizimit të pushtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkite-do-emerojne-edukatoret-e-cerdheve-e-kopshteve/

Free Traffic Exchange