http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e shtune shënon afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidateve për deputete ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Por opozita e ka quajtur shkelje ligji dorëzimin e dokumenteve ne 29 prill. Deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se ligji zgjedhor e përcakton qarte se ky afat ka mbaruar mesnatën e të premtes.
Megjithatë pretendimet e Bylykbashit, KQZ ka bere pranimin e listës së pare të dorëzuar nga themeluesi i partisë ?Sfida për Shqipërinë?, Gjergj Bojaxhi.
Ndërkohe, dy partitë e mëdha pritet ti dorëzojnë listat gjate orëve të paditës. Lista e Partisë Socialiste mësohet se do të ketë surpriza. Shume emra deputetesh të vjetër të kësaj force politike, nuk do të përzgjidhen, duke u zëvendësuar me të rinj.