Nga sot në mbrëmje Petrit Vasili merr kompetencat për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim pas zgjedhjes së Metës si President i Republikës së Shqipërisë.
Nga Fieri Vasili është shprehur se LSI do të vijojë të forcohet sepse i ka hedhur bazat si forcë politike e konsoliduar dhe kjo nuk varet nga lidershipi.
Vasili thekson se LSI është një forcë e së sotmes dhe së ardhmes dhe se nuk varet nga emri i Petrit Vasilit apo i ndokujt tjetër.