Report TV - Masat antikanabis, "blindohet" kufiri, shtohen qentë antidrogë

2017-07-05 0

Masat antikanabis blindojnë pikat kufitare në vend ndërsa nga java e ardhshme Policia e Shtetit do të shtojë qentë antidrogë dhe efektivët e policisë kufitare.

Burime për ReportTv bënë me dije se me një urdhër të brendshëm të drejtorit të Policisë Haki Cako është vendosur që çdo mjet transporti mallrash dhe autobus të kalojë në skaner në pikat kufitare Durrës, Kakavijë e Kapshticë.

Masat antikanabis prekin dhe automjetet e transportit personal, ku veturat që qarkullojnë me itinerar hyrës apo dalës nga Shqipëria do t'i nënshtrohen kontrollit me qen antidrogë dhe kamer sinjalizuese për drogën në sebratorët e karburantit.

Free Traffic Exchange