Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në Washington për zgjedhjet dhe krizën në Shqipëri.
Mediu ka zhvilluar takime në Senat dhe në Kongres ku i njohu zyrarët amerikanë me zhvillimet në Shqipëri.
Në ditën e parë të vizitës Mediu takoi Senatorin Mike Lee, të cilin e falenderoi per letrën qe 6 senatorët i dërguan sekretarit Tillerson për situatën e papranueshme në Shqipëri. Senatori Lee premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri.
"Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit, theksoi ai dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediu-ne-shba-senatori-mike-lee-zgjedhje-pa-opoziten-te-papranueshme/