http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
502 fidanë kanabis u asgjësuan si dhe 2,5 kg kanabis u sekuestruan nga blutë e Shkodrës. Policia arrestoi 3 persona, teksa u procedua në gjendje të lirë Administratori i Njësisë Administrative Pult, dhe u shpall në kërkim kryeplaku i fshatit Plan, Pjeter Rushaj.
Por teksa policia e Shkodrës po zhvillonte operacionin ne fshatin Plan, kryeplaku Rushaj ishte i ftuar ne emisionin ?Oktapod?, ne Vizion Plus, ku tha se e kishte të pamundur te kontrollonte gjithë zonën e tij.
Ne ?Oktapod?, edhe kryepleq të tjerë e bene të qarte se është e pamundur të kesh nen kontroll oborret e shtëpive apo çdo sipërfaqe ne zona të thella.
Ne rrethin e Shkodrës deri me tani janë te proceduar nga policia 7 kryepleq, te cilët akuzohen per ?moskallëzim krimi?.
Por kryetaret e fshatrave kane kërcënuar se do te braktisin detyrën per shkak te presionit te larte qe kane nga policia, e cila nga ana tjetër nuk iu garanton atyre asgjë ne rast konfliktesh me trafikantet e drogës.