Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Betimin në Parlament do ta bëjë në datën 24 korrik por Ilir Meta deklaron se nuk do të kryesojë fushatën e LSI-së për zgjedhjet e 18 qershorit.
Në konferencën e dhënë për mediat ai premton se do të qëndrojë mbi palët teksa në krye të partisë që themeloi 13 vite më parë do e drejtojë Petrit Vasili.
Ilir Meta: ? Detyrimet e mia si president i ardhshëm nisin pas 24 korrikut. Do vijoj të jem kryetar i kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit. Edhe pse mund të vazhdoj të jem kryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim deri në 23 korrik kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listës së kandidatëve për deputet nga kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim të heq dorë nga ky funksion. Në krah të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk do të jetë emri i Ilir Metës por do të jetë emri i Petrit Vasilit.?
Angazhimi kryesor do të mbetet stabiliteti në vend, madje për këtë premton të nisë bisedimet me opozitën pa marrë zyrtarisht detyrën e presidentit të vendit.
Ilir Meta: ?E rëndësishme është që opozita të marrë pjesë në zgjedhje dhe opozita gjithashtu të kontribuojë në mënyrë bashkëpunuese në orët dhe në ditët në vijim. Do të përpiqem duke filluar nga sot ose më saktë nga nesër kur të mos kem asnjë detyrim si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim të takohem me kryetarin e Partisë Demokratike Zotin Basha, në çdo moment. Jam gati të bëjmë çdo përpjekje për të evituar një përkeqësim të situatës politike në vend?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-heq-dore-nga-kreu-i-lsi-se-do-jem-kryetar-kuvendi-deri-me-23-korrik/