Report TV - Ish kreu i KQZ Kume: Partitë afat edhe sot të regjistrojnë kandidatët

2017-07-05 0

Partia Demokratike përmes Ored Bylikbashit njoftoi se mbrëmë ka skaduar afati për regjistrimin e listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por kjo kundërshtohet nga ish-kreu i KQZ Kristaq Kume.

Sipas Kumes sot është afati i fundit që subjektet e regjistruara në zgjedhje të paraqesin listat e deputetëve.

?Sipas Kodit Zgjedhor subjektet duhet të paraqesin në zgjedhje listat jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve që do të thotë se jo më vonë se sot. Sot është dita e fundit, sot është dita e 50. Ora 00:00 është afati i fundit që subjektet që janë të regjistruar të kenë të drejtën të paraqesin listat?, tha Kume në një lidhje telefonike për Report Tv.