Ora News – A i vjen keq Metës që Rama s’do të mbajë foton e tij në zyrë?

2017-07-05 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e parë të qeverisë pas fitores së zgjedhjeve të 2013 kryeministri Edi Rama mori një vendim për heqjen e portretit të presidentit, nga institucionet shtetërore dhe zëvendësimin e tij me portretin e Ismail Qemalit.
Vendimi u përcoll me indinjatë nga Presidenti Bujar Nishani. Por kush është reagimi i Ilir Metës i cili do të ulet në postin e kreut të shtetit pas betimit që do të jetë më 24 korrik 2017
Meta u pyet nga gazetarët sot në konferencën për median një ditë pasi u votua si president.
Pyetja: A ju vjen keq që kryeministri Rama nuk do të mbajë foton tuaj
Ilir Meta: ?Absolutisht, unë mendoj se portreti i Ismail Qemalit na mjafton. Unë do të përpiqem të marr edhe pikturën e Isa Boletinit që kam këtu.
Nuk e di a do të arrijmë dot në një marrëveshje dhe sesi janë rregullat sepse mua këto të dyja më kanë mjaftuar dhe më mjaftojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/a-i-vjen-keq-metes-qe-rama-sdo-te-mbaje-foton-e-tij-ne-zyre/