Ora News – LSI pa Ilir Metën: Të rinjtë do e bëjnë më të fortë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta, Presidenti i ri i zgjedhur, nuk do të jetë më kryetar i LSI por është i bindur se kjo forcë politike do të rritet në elektorat. Meta tha se teserën e LSI do ta dorëzojë një ditë përpara se të marrë detyrën e re, duke lënë të kuptohet se mund ta drejtojë këtë forcë politike në fushatë për zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërkohë bashkëshortja e tij, njëherësh edhe deputete e LSI, Monika Kryemadhi, edhe pse do të donte një President tjetër, i uroi të ketë mençuri dhe kthjelltësinë e duhur për të kryer si duhet këtë detyrë.
Pas zgjedhjes së Ilir Metës President, LSI do të humbë dhe kryetarin e saj 13 vjeçar. Por kjo për Metën nuk do ta rrudhë këtë forcë politike. Presidenti i ri është i bindur se falë energjisë së të rinjve të kësaj force, LSI do të rritet.
Meta: Absolutisht unë besoj se Lëvizja Socialiste për Integrim do të fuqizohet dhe do të rritet, sepse ka mjaft drejtues dhe drejtuese të aftë dhe të jashtëzakonshëm. Jo vetëm të LSI-së, por mbi të gjitha të fuqisë më të madhe që ka LSI-ja, Lëvizja Rinore për Integrim.
Meta nuk e ka menduar akoma se kush do të jetë në krye të kësaj force apo se kush do të jetë në krye të Kuvendit, por teserën e partisë që Kushtetuta ia ndalon ta mbajë, do ta dorëzojë 1 ditë përpara se të marrë detyrën e re.
Meta: Në 24 korrik do të duhet të bëj betimin si Presidenti i ardhshëm i vendit për pesë vitet në vijim dhe në 23 korrik do të dorëzoj dokumentin e Lëvizjes Socialiste për Integrim te Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, ose Zëvendëskryetari i LSI-së, dhe do t?u them që të ma ruajnë mirë atë dokument.
I pyetur nëse ka marrë një urim nga ish-kryeministri, Meta tha se zoti Berisha është pika e tij e dobët dhe se shpreson nga maturia e tij për të kaluar këtë krizë politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pika-e-tij-e-dobet-meta-shpresoj-tek-berisha-per-te-zgjidhur-situaten/