Ora News – ILIR META PRESIDENT I RI I SHQIPËRISË

2017-07-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë me 87 vota pro dhe 2 kundër. I nderuar por jo i lumtur nga zgjedhja e tij për shkak të situatës politike, Meta falenderoi opozitën për mungesën e saj si shkakun kryesor për të cilin pranoi këtë kandidim. Në fjalën e tij të parë si President, Meta bëri thirrje për më shumë kontribut për të mos humbur ato që vendi ka arritur në këto vite si dhe theksoi se stabiliteti i vendit dhe demokracia, janë më të rëndësishme se pushteti. Deputetët e LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi votuan kundër.

Ilir Meta, Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë, mori votëbesimin e 87 deputetëve të maxhorancës, por meritën kryesore për zgjedhjen e tij ia dha partisë Demokratike që me mungesën e saj e detyroi të pranonte këtë detyrë.

Menjëherë pas zgjedhjes, Presidenti i ri zgjodhi gjuhën presidenciale për të dhënë mesazhin e tij.

Të gjithë duhet të lëshojnë pushtet në favor të demokracisë, pasi kjo e fundit është më e rëndësishme.

Meta: "Çdo politikan është gjithmonë mes dy raporteve, pushetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur gjithmonë dhe do vazhdoj të zgjedh demokracinë në raport me pushtetin.Unë kam pasur këtë mundësi vetëm falë demokracisë".

Duke kujtuar konsensusin e 21 korrikut, Meta solli në vëmendje skenat e dhunës në Maqedoni, për të treguar se sa i rëndësishëm është dialogu dhe stabiliteti i vendit.

Meta i bëri thirrje klasës politike për të treguar maturi për të mos asgjësuar arritjet e deritanishme të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-raundi-i-katert-per-zgjedhjen-e-presidentit-votohet-ilir-meta/