Report TV - Zgjedhja e Ilir Metës President mbështetësit e LSI në festë

2017-07-05 2

Menjëherë pas zgjedhjes së Ilir Metës President i Republikës, selia e LSI u përfshi nga festa e qindra mbështetësve.

Simpatizantë dhe mbështetës të kreut të kësaj partie janë mbledhur te selia e LSI-së.

Ilir Meta u zgjodh President në raundin e katërt me 87 vota pro dhe vetëm dy kundër. Ai mbajti edhe një fjalim të gjatë pa letër në Kuvend dhe pritet ta marrë detyrën më 24 korrik.

Free Traffic Exchange