Ora News – Të rrezikuar nga Zaranika, banorët: Shkak, argjinatura e dëmtuar

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra qytetarë të Elbasanit, banorë të lagjeve përgjatë shtratit të përroit të Zaranikës, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për sistemimin e argjinaturës. Banorët thonë se nga dëmtimi i shtratit të përroit, në rast prurjesh uji rrezikon t?u marrë para banesat, çka mund të rezultojë fatale dhe për jetët e njerëzve.
Banorët e lagjeve përgjatë përroit të Zaranikës në Elbasan, i bëjnë apel shtetit dhe Bashkisë që të ndërhyjnë për riparimin e plotë të përroit.
Ata thonë se çarja e argjinaturës rrezikohen dhjetëra familje që janë përgjatë rrjedhës së këtij përroi.
Sipas banorëve, prurjet kanë rrëmbyer pllakat e argjinaturës, dhe në rast reshjesh intensive vërshimi i ujërave do të rezultojë fatal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-rrezikuar-nga-zaranika-banoret-shkak-argjinatura-e-demtuar/

Free Traffic Exchange