Fundjava kulturore në Tiranë, tre ekspozita në Galerinë Kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv
Duket sikur kjo është periudha e artë e Galerisë Kombëtare të Arteve. Asnjëherë më parë, ajo nuk ka pasur kaq shumë vizitorë, një fluks që vijon edhe pas largimit të veprave italiane të 1900-ës.

Edhe pse tërësisht me një koncept më bashkëkohor, Galeria vijon të vizitohet. Një katin e parë, realiteti i Zinni Veshit, piktorit që mbërriti nga New York-u, pas 22 vitesh për të na prezantuar ?përtej të figurshmes?, disa tablo me shtresëzime realitetesh grishi publikun që e njihte dhe nuk e njihte më herët artin e tij.

Aspak e ngjashme me këtë ekspozitë të katit të parë, është ajo e artistit gjerman Julius Eb. Aty ku ndodheshin veprat e realizmit socialist, tani nuk gjejmë më tablo, por fotografi, nën ngjyra të forta e që përballen dukshëm me ato të realizuara gati 5 dekada më parë. Julius Eb me ekspozitën ?Gjenerata A?, sjell ?pop artin?, një lloj gjinie që pak e kemi parë në galeritë shqiptare.

E ndërsa edhe kati i tretë i Galerisë ju fton sërish drejt artit modern, nuk ndodh kështu pak metra më tutje,në skenat teatrale. Nuk ka shfaqje premierë, por ka në çdo orë të ditës diçka që ju ofrohet. Paraditja i kushtohet fëmijëve në Teatrin Eksperimental, mesdita adoleshentëve dhe mbrëmja të rriturve.