Nard Ndoka, kreu i PDK-së i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv komentoi mbi situatën politike, zgjedhjen e presidentit dhe takimin e partive të vogla me ambasadorët.
Lidhur me ngërçin politik Ndoka akuzoi ambasadorin e OSBE.
?OSBE është shkaktarja e kësaj situate politike. Është e vërteta. Ajo doli para një viti kundër votimit elektronik. Nëse do kishim votim elektronik do kishim standarde të zgjedhjeve.?, tha Ndoka.