http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv
Pezana ka përfunduar studimet në Arkitekturë dhe nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të punonte si marangoze. Por, kështu e ka nisur ajo ?Panna Desing?, që sot është një ndër punishtet më të përfolura në Tiranë, jo vetëm për faktin se u hap si një biznes social që u ndihmua nga të huajt, por edhe për idetë që realizon përmes ?vjetërsirash? druri.Keni një mobilje të vjetër? Mos i hidhni kujtimet poshtë. Pezana do t?ju ndihmojë të realizoni me të një tjetër objekt. Sepse përtej vështirësive, ajo edhe këtë herë ka fituar, edhe në ?Do You Have an Idea?.Të jetosh në një barkë, mund të duket e çuditshme, por për Genta Ahmetin jo. Kjo ka bërë që edhe juria e ?Do You Have an Idea? ta vlerësojë unanimisht idenë e saj, një koncept mbi lirinë.Por, nëse e keni humbur në puntatën e tetë të këtij emisioni ne Vizion Plus ju fton ta ndiqni të ritransmetuar në platformën Tring të dielën për të zbuluar ju vetëm këto projekte fituese, por edhe të tjera që kanë marrë mbështetje edhe pa u kualifikuar për në fazën tjetër.Mjafton të keni edhe ju një ide për ta prezantuar në ?Do You Have an Idea?. Vizion Plus ju pret e ju fton në takimin e radhës të enjten në mbrëmje.