Hysi: Meta afër kandidatit konsensual, Kulla: Meta na rikthen tek Presidenti i fortë politik

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi thotë në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, se kandidatura e Ilir Metës për President është më afër atij konsensual për shkak se në disa raste ka qenë edhe pranë opozitës.
Pjesë nga deklarata:
Hysi: Sot, kryesia e PS-së është njohur me dy kandidatura të sjella nga LSI, konkretisht zt.Meta dhe zt.Vasili. Nesër në orën 15:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve. Ka qenë një proces i gjatë për të gjetur një kompromis qoftë me kolegët e opozitës. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe nuk do të ishte mirë që pas kaq vitesh demokraci të ishim sikur të ishte fillimi i demokracisë.
Hila: Kishit kandidat alternativ?
Hysi: Këtë nuk mund ta them dot. Ne nuk ishim mbledhur si kryesi për kandidatura të mundshme.
Hila: I kishit 71 vota?
Hysi: Po! Në këtë periudhë, zt. Meta ka qenë gjatë kësaj periudhe shumë pranë frymës konsensuale, shumë pranë PD-së për t?i dhënë zgjidhje krizës. Edhe në këtë periudhë, formulën për gjetjen e kompromisit me opozitën, ishte formula që solli zt.Meta. Zt.Rama shkoi në dialog duke pranuar gjithçka që ishte ofruar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-i-ri-hysi-meta-afer-kandidatit-konsensual/

Free Traffic Exchange