Report TV - Debatoi apo jo Mesila me Borchardt? Ja versioni i Nard Ndokës

2017-07-05 0

Pas përfundimit të takimit të ambasadorëve të SHBA, BE dhe OSBE me partitë e vogla, Mesila Doda në një prononcim për mediat u shpreh se kishte pasur një debat me përfaqësuesin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Por deklaratën e saj e hedh poshtë Nard Ndoka, i cili i habitur thotë se Mesila nuk ka folur fare në takimin me ambasadorët, madje erdhi 15 minuta me vonesë.

"Mesila nuk ka folur fare në takimin me ambasadorët. Betohem! Erdhi 15 minuta me vonesë dhe nuk foli fare, vetëm nëse i ka thënë në korridor" tha Ndoka para gazetarëve.

Free Traffic Exchange