Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda tha pas takimit të partive të vogla me ambasadorët se kishte debatuar me diplomatin e OSBE-së në Shqipëri, sipas të cilit, tha Doda mos pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje do të jetë vetëm një fjali në raportin e ODIHR. Sipas deputetes, kinezërira të tilla nuk kanë më vend në Shqipëri.
Doda: Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre dhe më pas unë pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE, i cili ka deklaruar se mos pjesëmarrje e opozitës do të jetë një problem, por do të jetë një fjali në raportin e OSBE/ODIHR, ndërsa ndryshimi i Kodit dhe kërkesa për të dhënë më shumë transparencë, administrim dhe numërim i të gjitha partive parlamentare në zgjedhje, ky po do të ishte një problem shumë i madh dhe ODIHR këtë nuk do ta lejonte.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/doda-qendrimet-e-ambasadorit-te-osbe-per-zgjedhjet-kinezerira/