Report TV - Ambasadorët mbledhin partitë e vogla, Doda debat me Borchardt

2017-07-05 2

Sot ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE kanë zhvilluar një takim për rreth një orë me partitë e vogla.

Mbledhja duket se nuk ka qenë e qetë, pasi pas përfundimit të saj, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda deklaroi se pati një debat me ambasadorin e OSBE, pasi sipas saj ai u shpreh se mungesa e opozitës në zgjedhje do të kalohet vetëm me një resht në raport.

"Takimi ishte në dy pjesë; e para për informimin nga ambasadori i SHBA, BE dhe OSBE.

Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre dhe më pas pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE, pasi u shpreh se mungesa e opozitës në zgjedhje do të kalohet me një resht në raport. Kinezëria të tilla nuk e ndihmojnë procesin për zgjidhjen e ngërçit politik" deklaroi Doda.

Free Traffic Exchange