Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë

2017-07-05 2

Ilir Meta do të jetë presidenti i ri i Shqipërisë. Kandidatura e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim mori mbështetjen unanime të kryesisë së Partisë Socialiste, e cila shqyrtoi formalisht edhe kandidaturën e Petrit Vasilit.

Pas mbledhjes, nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla konfirmoi këtë qëndrim të kryesisë që pritet të marrë edhe aprovimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Para mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama e Meta u takuan në vilën 31, pasi LSI kishte zyrtarizuar dy propozimet e saj. Dy partitë e koalicionit kishin djegur më herët gjatë seancës plenare edhe raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit që kërkonte shumicë të cilësuar, duke mos paraqitur asnjë kandidat.

Ajo që surpizoi ishte deklarata e Gramoz Ruçit, i cili i kërkoi kreut të parlamentit të qartësonte qëndrimin e tij për këtë çështje, duke mos përjashtuar opsionin e zgjedhjeve të parakohëshme.

Një tjetër surprizë ishte dhe reagimi i Ilir Metës, i cili nuk iu përgjigj aleatit socialist, duke u justifikuar me rregulloren e Kuvendit, e cila nuk ia lejon replikën.

Propozimi i Ruçit u mor parasysh nga Konferenca e Kryetarëve, e cila vendosi që raundi i 4 për zgjedhjen e presidentit të jetë të premten e 28 Prillit në orën 17.00.

Tv Klan