stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në Tiranë nisi sot edicioni i dytë i Panairit të Shkollave dhe Aftësive Profesionale, por kamera e fshehtë e emisionit ?STOP? tregon se si konviktet e shkollave profesionale Teknike Elektrike dhe Hoteleri-Turizmi janë boshatisur nga nxënësit e rretheve gjithë javën, për të liruar ambientet për aktivitetin.
Në konvikte thonë se nxënësit janë kthyer nëpër rrethe, ndërsa dhomat e tyre janë pastruar dhe ndryshuar, për të mirëpritur pjesëmarrësit e panairit.
Kamera e fshehtë e emisionit ?STOP? shkoi në konviktet e shkollave profesionale të Tiranës për të na sjellë me zë e figurë se si janë boshatisur, duke dërguar nxënësit e rretheve në shtëpi.
Konvikti i shkollës Teknike Elektrike ?Gjergj Canco?
Qytetarja ? Si jeni? Mirë? Ky është konvikti i shkollës profesionale? Se ngaqë kam kushëririn edhe i kanë thënë për këtë panairin. Po si do funksionojë?
Administratorja ? Si do funksionojë do na thonë ato. Kur të vijnë, këtu do rrinë.
Qytetarja ? Do rrinë tek këto (dhomat)?
Administratorja ? Po, tek këto dhomat.
Qytetarja ? Po këtu, a ka studentë të tjerë?
Administratorja ? Jo pra, e kena boshatis ne konviktin. Ngaqë do vijnë nga arsimi profesional.
Qytetarja ? Pse, kanë ikur këto (studentët)?
Administratorja ? Po. Kanë ik nëpër shtëpitë e veta të shkretët. I kena pastru dhomat të gjitha, lëviz të gjithë.
Qytetarja ? Po këta, ku kanë vajtur?
Administratorja ? Nëpër shtëpitë e veta.
Qytetarja ? Po kështu, çarçafët t?i marrin me vete ata?
Administratorja ? Jo, jo! Ja u kemi vënë ne, të reja fringo, ja. Janë bo xixë, çarçafë, batanije të reja.
Qytetarja ? Janë të reja?
Administratorja ? Po, po. Janë boshatis gjithë dollapet, që të fusin ato gjonat e veta.
Konvikti i shkollës Hoteleri ? Turizëm
Qytetarja ? Dëgjo! Doja të pyesja, sepse po më vijnë dy mbesat e mija nga Berati.
Administratorja ? Për shkollën profesionale?
Qytetarja ? Po. Kur vijnë?
Administratorja- Ato vijnë nesër, shkollat profesionale. Po nuk vijnë këtu vajzat. Vajzat venë tek ekonomiku lart.
Qytetarja ? Këtu është vetëm për çunat?
Administratorja ? Për çunat, po nuk e di ça do na sjellin.
Qytetarja ? Sa do rrijnë ato?
Administratorja ? Deri të premten. Dy netë. Të premten ikin.
Qytetarja ? Po këto (studentët), kanë ikur këto që kanë qenë?
Administratorja ? Po, këta fëmijët i kemi përcjellë.
Qytetarja ? Gjynaf. Ku i keni përcjellë?
Administratorja ? Nëpër shtëpitë e tyre. Do rrinë ata nja 3-4 ditë, sa të pastrohen që të bëhen gati për ata nesër.
Panairi i Shkollave dhe Aftësive Profesionale do të zgjasë 3 ditë, ku do të marrin pjesë të gjithë shkollat profesionale nga e gjithë Shqipëria. Nxënës të shkollave të ndryshme profesionale të rretheve tregojnë se ata janë akomoduar në konviktet e Tiranës, ndërsa për sa u përket nxënësve që jetonin në konvikte shprehen se kanë marrë leje nga shkolla dhe se nuk do të jenë pjesë e Panairit.
Mi...