Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetëra banorë kanë protestuar për infrastrukturën e keqe në Mirditë dhe Lushnje. Në qytetin e Rrëshenit, banorët e 11 fshatrave të zonës së Fanit u mblodhën para Bashkisë ku kërcënuan me përshkallëzim të protestës nëse nuk zgjidhet problemi i rrugës. Në Lushnje, fermerët deklaruan se do bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk ndërhyhet për sistemimin e 2 km rrugë.
Banorët e 11 fshatrave në Mirditë kanë protestuar para Bashkisë së qytetit, pasi thonë se rruga që i lidh ata me Rrëshenin është përmbytur nga Hidrocentrali që është ndërtuar mbi lumin Fan.
Banorët deklarojnë se rruga e re është ndërtuar jashtë çdo lloj parametri teknik dhe lëvizja është tepër e vështire dhe e rrezikshme.
Ata i kërkojnë Bashkisë që të ndërhyjë, në të kundërt kërcënojnë me përshkallëzim të protestës deri në bllokimin e Rrugës së Kombit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/banore-te-mirdites-dhe-lushnjes-ne-proteste-per-rruget/