Banorët e qytetit të Mirditës kanë protestuar mesditen e sotme përballë Bashkisë së qytetit.
Shkak për këtë është bërë shkatërrimi i rrugës nga një firmë turke e cila po ndërton hidrocentrale në zonën e lumit Fan.
Banorët shprehen se firma ka premtuar që do të ndërtontë një rrugë të re, por rryga që ata ndërtuan është e pakalueshme e për këtë arsye ata kanë dalë në protestë. Prej dy orësh, banorët e Mirditës kanë dalë përballë Bashkisë dhe kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun, por ky i fundit nuk është takuar me to.