Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kushtet kur ka dështuar çdo mundësi për dialog pavarësisht ndërhyrjes së nëgociatorëve evropian, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, paraditen e së enjtes ka takuar presidentin Bujar Nishani.
Nuk dihet nëqoftëse presidenti do të marr ndonjë rol për zgjidhjen e krizës, ndërsa burimet i thanë Ora News, se temë diskutimi ka qenë situata politike.
Kjo është hera e parë në rreth 70 ditë protestë që kryetari i opozitës Lulzim Basha takohet me presidentin Nishani, i cili ende nuk ka një qëndrim publik për krizën politike.
Pas presidentit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ndal për rreth 30 minuta në zyrën e ish-kryeministri Sali Berisha, ku në përfundim dha këtë deklaratë.
Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të patur më në Shqipëri, as sot, as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh. Gjenerate e re e shqiptarëve nuk do të pranojë rivendosjen e monizmit as në Kavajë as në gjithë Shqipërinë.
Pyetje: Do ti bllokoni zgjedhjet?
Basha: Nuk do të ketë proces votimi monist në kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin nuk do rivendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të çlirohet njëherë e mirë nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pershkallezimi-i-protestave-basha-mbledh-kreret-e-pd-ve-ne-rrethe/