Ora News – Konflikti për pronën, 62-vjeçari qëllohet me breshëri automatiku nga fqinji

2017-07-05 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një konflikt për çështje pronësie i ka marrë jeten një 62-vjeçari në Kurbin.Vrasja ndodhi rreth orës 14:00 të së enjtes në fshatin Ndroje të Kurbinit, ndrësa viktimë mbeti shtetasi Zef Doda.

Ky i fundit u qëllua për vdekje me armë zjarri në derën e banesës nga fqinji i tij Mirash Vukaj 78-vjeç.

Autori i krimit u arrestua menjëherë nga policia bashkë me armën e krimit, ndërsa nisen hetimet në lidhje me ngjarjen.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se mes viktimës dhe autorit kishte patur një konflikt prej kohësh për çështje pronësie çka ka agravuar ditën e sotme më përdorimin e armës.

Gjithçka i referohej një sipërfaqeje të vogël toke pranë banesave të tyre për të cilin pretendonin pronësi të dyja palët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjendet-i-pajete-nje-60-vjecar-dyshohet-se-eshte-vrare-me-arme-zjarri/