Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një mësuese në gjimnazin ?Aleksandër Moisiu? në Kavajë është pezulluar nga puna, pasi gjatë pushimit të orëve u ka bërë thirrje nxënësve të marrin pjesë në takimin elektoral të kryeministrit Rama në Kavajë.
Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, menjëherë në parlament ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar largimin e mësueses, duke thënë se të tilla situata nuk do të tolerohen në shkolla.
Rama: Në media është publikuar një video ku një mësuese në klasë u thotë nxënësve se duhet të shkojnë në takimin që ne kemi në Kavajë. Në bazë të urdhrit të nxjerrë, ministrja e ka shkarkuar dhe larguar nga sistemi arsimor atë mësuese.
Më vonë ka reaguar edhe ministrja e arsimit Lindita Nikolla përmes një njoftimi për media ku ka njoftuar largimin nga sistemi të mësueses si pasojë e moszbatimit të urdhrit të saj për mospërfshirje të mësuesve dhe nxënësve në fushatën elektorale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mesuesja-ne-kavaje-fton-nxenesit-ne-miting-perjashtohet-nga-sistemi/