http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët e Tiranës do të paguajnë një taksë të rritur të pronës. Bëhet fjalë për taksën e banesës, të cilën aktualisht e paguajnë tek fatura e ujit, 100 lekë në muaj. Bashkia e Tiranës ka marrë të drejtën ligjore për të aplikuar një diferencim në nivelin e kësaj taske. Është parashikuar që rritja të arrijë deri në 30?Kërkuam të na jepej liria të diferencojmë me plus dhe minus 30% nga taksa e caktuar e pronës për të bërë disa politika lokale. Kur ne themi Tiranë, shumica e njerëzve mendojnë qendrën, por sot Tirana është Zall Herr, Kashar, Shengjergj, por si mund të jetë taksa e pronës njësoj në bllok me 10 % diferencë nga Shëngjergji, Kashari, Zallherri apo Krraba. Duke na dhënë tolerancën me plus 30 ose minus 30, do të thotë që ne realisht mund të bëjmë politika lokale, pra aty ku prona realisht ka vlerë ku janë të gjithë pasanikët të paguajnë taksë për qendrën e Tiranës, ndërkohë që duke e pasur minus 30 % na lejon që me zonat rurale të bëjmë një politikë sociale, pra i jepet kryetarëve të bashkive që brenda territorit të tyre të respektojnë diferencat ekonomike që ka bashkia me e madhe.?Nuk dihet ende se sa do te jete niveli përfundimtar i kësaj takse si dhe kur do të hyjë në fuqi. Por rekomandimet e FMN kanë qenë që ajo të nisë zbatimin nga fillimi i këtij viti.