Të joshur nga veshjet shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte viti 1808 kur Lord Bajroni u largua nga Shqipëria me një kostum tradicional shqiptar, e për të cilin shkroi në ditarin e tij me vargje ?Shtegtimi i Çailld Harold?. Pas kësaj kushdo që lexoi për këtë kostum, u grish nga idea për të njohur më shumë veshjet shqiptare. Piktori Tomas Filips i ka bërë një portret me kostumin që sot ekspozohet në Bowood Estates, në Angli. Këtë ide vizualisht e solli Roland Tasho përmes fotografisë 4 vite më parë, një projekt që vijon ende e që nga sot pasdite na prezanton 25 personazhe të tjerë. Tasho thotë se puna me të huajt ka qenë shumë e thjeshtë. Edhe këtë herë është zgjedhur dita e Europës për të ekspozuar fotografitë. Kostumet shqiptare i prezantohen publikut në lëkurën e europianëve nga pasditja e së enjtes e përgjatë gjithë fundjavës në qendrën për dialog në Kryeministri.

Free Traffic Exchange