Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës vijon investimet në çdo lagje të kryeqytetit. Nis puna për rikualifikimin urban të një tjetër blloku banimi në Njësinë Administrative Nr. 2, një nga 50 projektet e ngjashme që do të zbatohen këtë vit në Tiranë për shtimin e hapësirave çlodhëse në qytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza, inspektoi fillimin e punimeve në bllokun pranë Ambasadës Amerikane dhe nënvizoi se kjo zonë, edhe pse një nga më të populluarat, prej vitesh nuk kishte njohur asnjë ndërhyrje për përmirësimin e jetës së mbi 5 mijë banorëve që jetojnë aty.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-rikualifikimi-i-bllokut-te-banimit-prane-ambasades-amerikane/